Ja sa qytetarë nga Shqipëria po trajtohen në spitalet e Kosovës
11 qytetarë nga Shqipëria po marrin trajtim mjekësor nga virusi COVID-19 në Spitalin e Gjakovës, njofton SHSKUK.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim nga COVID-19, janë 67 pacientë, prej tyre 28 me oksigjeno-terapi dhe 6 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 11 pacientë, Klinika e Pulmologjisë – 28 pacientë, post-covid, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive – 3 pacientë.
Spitali i Gjakovës – 11 pacientë, Spitali i Pejës – 2 pacientë, Spitali i Gjilanit – 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës – 5 pacientë, Spitali i Ferizajt – 4 pacientë.

