Ja sa raste aktive më COVID-19 ka Gjilani

Komiteti për menaxhimin e COVID-19, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, nën kryesimin e drejtorit të Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ku është kumtuar sa raste aktive ka Gjilani. 

Në këtë takim është vlerësuar si lajm i mirë trendi i rënies së numrit të infeksionit në Gjilan, derisa është apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve për bartjen e maskave, distancën sociale dhe higjienën personale.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit është kjo: 1023 të infektuar në total, 910 të shëruar plotësisht, 69 raste aktive, 19 të hospitalizuar, 44 të vdekur dhe 30 mostra në pritje.