Ja sa raste po testohen për Covid-19 nga Gjilani e Vitia

Gjilani shënoi të shtunën edhe dy raste të reja pozitivë me Covid-19, derisa komuna e Vitisë një rast.

Sot janë dërguar edhe gjashtë mostra për testim nga Gjilanit, ndërkaq Vitia po i pret rezultatet për edhe 17 raste, shkruan Mediafokus.info.

Këtë e ka bërë të ditur për Mediafokus.info dr. Burbuqe Shkodra, epidemiloge nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Gjilan.

Ajo ka njoftuar se fatmirësisht nuk ka pasur asnjë rast që është dërguar për trajtim në Klinikën Infektive në Prishtinë, duke shfaqur shpresën për rënien e lakores së shpërndarjes.

Gjashtë mostrat e marra nga Gjilani janë nga disa lagje të qytetit, perderisa gjashte nga 17 rastet e Vitise qe po e presin rezultatin jane nga fshati Skifteraj.

Përndryshe, brenda një muaji kjo komunë ka shënuar 29 raste që kanë rezultuar pozitivë, 20 janë shëruar, tetë janë në trajtim, derisa një ka vdekur./Mediafokus.info/