Ja sa ushtarë të FSK’së në Gjilan janë testuar për Covid-19  

120 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gjilan u janë nënshtruar testeve për Covid-19.

Burime të Mediafokus.ino bëjnë me dije se ushtarët e FSK’së janë testuar të mërkurën, ndërkaq rezultatet pritet të dalin në mbrëmje.

Këto mostra janë marrë pasi ditë më parë dy pjesëtarë të Regjimentin e Parë të FSK’së në Gjilan kanë dalë negativë, ditë më parë.

Rasti i parë pozitiv me Covid-19 në Gjilan është konfirmuar më 22 mars, derisa numri ka arritur në 51.

Dy nga ta kanë vdekur, 23 janë shëruar plotësisht, 23 raste janë në vetizolim, derisa 3 janë në hospitalizim./Mediafokus.info/