Ja si e shpëtoi një breshkë nga flakët një zjarrfikës turk, i dha edhe ujë pastaj (VIDEO)
Zjarret në Turqi kanë shkatërruar edhe një pjesë të florës dhe faunës. Në përpjekje për të shuar zjarret, një zjarrfikës turk ka hasur në një breshkë, e cila me hapin e saj të ngadalshëm nuk ia kishte dalë të largohej nga flakët.
Siç shihet në video, zjarrfikësi turk e ka shpëtuar breshkën, duke e larguar nga ‘zona e nxehtë’. Pos që e ka nxjerrë jashtë flakëve ‘shpëtimtari’ ia ka dhënë edhe ujë breshkës për ta rimarrë veten, një gjest ky për t`u përshëndetur.

