Ja si Lionel Messi shpëtoi gjyshen hebreje nga rrëmbyesit e Hamasit

Termi ‘gjyshja e Leo Messit’ sapo mori një kuptim krejtësisht të ri, pasi dëgjoi historinë e të rrëmbyerës hebre, e cila ishte e burgosur e Hamasit pas 7 tetorit, për muaj të tërë. Një imazh i një gruaje të moshuar duke mbajtur një armë të madhe dhe një ushtar i Hamasit duke përshëndetur kamerën u bë “virale” muaj më parë.

Njerëzit imagjinuan se ajo ishte nga Izraeli, por rezulton se origjina e gruas së moshuar është nga Argjentina. Emri i saj është Ester Cunio, ajo tregon historinë se si përmendja e Lionel Messit i shpëtoi jetën nga vdekja, nga vrasja e mundshme prej Hamasi-t.

“I thashë të mos fliste me mua, sepse nuk e kuptoja gjuhën e tij. Nuk e marr vesh gjuhën arabe, e flas keq edhe hebraishten. Unë flas spanjishten argjentinase, kështu që rrmëbyesi më pyet se çfarë është Argjentina. Pastaj i thashë: A shikon futboll? Rrëmbyesi pranoi se i pëlqente futbolli, ndërsa unë i thashë se jam nga vendi i Leo Messit.

Ai u befasua dhe më tha se e do shumë Messin, më vuri krahun mbi supe, më dha armën, më tha të bëj me dy gishta dhe u shkrep fotoja. Tani shpresoj që, nëse Messi e shikon këtë, meqë unë shpëtova për shkak të tij, do t’i kërkoja të ndihmonte nipërit e mi, që janë ende të rrëmbyer. Ata janë fëmijë të mirë. Emrat e tyre janë David dhe Ariel”, – u shpreh gruaja e moshuar.

A i është përgjigjur Messi mesazhit të Ester Cunios? Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga ylli argjentinas në rrjetet e tij sociale se të paktën e ka parë mesazhin. Megjithatë, kjo histori mund të jetë tashmë në radarin e lojtarit të Inter Miami. Ne do t’ju përditësojmë me çdo zhvillim të ri mbi këtë histori, që sapo doli të enjten.

Lionel Messi është i njohur për shumë vepra dashamirësie dhe bamirësie që ka kryer nëpërmjet fondacionit të tij. Ester Cunio dukej e shqetësuar për dy nipërit e saj, siç do të ndihej çdo gjyshe. Përmendja e yjeve të sportit në situata lufte nuk është diçka e re, ka pasur disa herë emra të tjerë të mëdhenj që kanë shpëtuar jetë njerëzish./noa