Ja si përkraheshin nga populli delegatët që shpallën Deklaratën e 2 korrikut

Delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët më 2 korrik 1990 shpallen Deklaratën e Kushtetuese, duke i vënë kështu bazat e shtetit të ardhshëm të Kosovës, kishin marrë përkraje nga populli anembanë vendit.

Në përkujtim të asaj dite dhe atij akti historik për të ardhmen e Kosovës, ne po publikojmë telegramin e përkrahjes nga nëndega e LDK-së së fshatrave Haxhaj, Demiraj dhe Selishtë, të cilin e ka postuar në porfilin e tij Avdulla Demiri, asokohe sekretar i degës.

Ky është telegrami i datës 04.07.1990, që Demiri e ka shoqëruar me këto fjali:

Po e publikoj një telegram të vitit ‘90 dërguar delegatëve të Kuvendit të Kosovës, në përkrahje të pa rezervë, për shpalljen e Deklaratës së pavarsisë, më 2 korrik, 1990.

Respekt për ata që vunë themelet e pavarsisë dhe gjithë atyre që dhanë gjithçka nga vetja, për të arritur lirinë.

Lavdi, gjithë dëshmorëve të lirisë, ka shkruar Demiri./mediafokus.info