Ja si u ekzekutua me 90 plumba biznesmeni shqiptar në Maqedoni

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ekzekutimin e biznesmenit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Mediat në Maqedoni bëjnë me dije se viktima është Kamer Idrizi 42-vjeç, ndërsa në momentin ku ndaj tij u hap zjarr ishte në makinë së bashku me nipin.

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ekzekutimin e biznesmenit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Butel 2. Mësohet se viktima në momentin e krimit ishte brenda makinës së tij tip “Golf 7” e parkuar pranë një parkimi restoranti.

Dyshohet se autorët e kanë pritur viktimën deri sa ka ardhur në parkim ndërsa më pas i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri.