Jahja Kokaj: Jam këtu për të ulëruar

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, në seancën ku po diskutohet për krizën e energjisë në Kosovë, tha se duhet të punohet në zhvillimin shkencor.

Ai tha se është aty për të ngritur zërin dhe do ta vazhdojë ta bëj këtë në mënyrë që të avancohet zhvillimi shkencor.

“Jam këtu për të ulëruar, do të vazhdoj edhe në të ardhmen të ulëroj, kështu të avancojmë zhvillimin shkencor”, tha Kokaj.