“Jam i dashurum në lopë”- thotë blegtori nga Gjilani

Në mini-fermën e tij, 49-vjeçari kujdeset për lopët, punë që e ka trashëguar nga gjyshi dhe babai i tij.

Dikur ka pasur një numër më të madh të lopëve, mirëpo sot për shkak të problemeve shëndetësore është detyruar ta reduktojë atë.

Kujdesi për kafshët që mban e ka ndihmuar shumë për shëndetin e tij.

“Jam i dashurum në to, i du fort, shumë se jo pak. Ma kanë heq stresin, depresionin – nuk kam mendu tek sëmundja por te kafshët”, tha ai në emisionin Canape.