“Jam psikopat” – kjo ishte përgjigja e adoleshentit serb që vrau 9 persona
14-vjeçari që vrau nëntë persona në Beograd kishte marrë pjesë në shumë gara shkollore dhe ishte nxënës i dalluar.
Armën që e përdori për ta kryer krimin e kishte marrë nga babai.
Ai kishte marrë pjesë disa herë në garat e matematikës dhe e kishte fituar vendin e tretë në garën e lëndës së biologjisë.
Siç shkruan “Telegraf.rs”, 14-vjeçari e kishte inatin me mësuesin e historisë.
Pikërisht në klasën ku ai po mbante mësim, hyri dhe qëlloi pa mëshirë. Mësuesi mbeti i plagosur.
Sipas dëshmitarëve, autori i ngjarjes ishte ngacmuar nga bashkëmoshatarët e tij vitin e kaluar.
Këtë vit, atij iu ndërrua klasa, ku vazhdonte të ishte viktimë e ngacmimit nga bashkëmoshatarët.
Ai është arrestuar. I pyetur nga policët se përse e ka kryer krimit, 14-vjeçari është përgjigjur: “Jam psikopat”.
