Janë bërë e po bëhen bashkë, gjithsesi edhe për të ikur bashkë

NEHAT OSMANI

Janë bërë e po bëhen bashkë, gjithsesi edhe për të ikur bashkë:

Nga tmerri i ndjekjes së zhvatjes, hajnisë, krimit të organizuar që i ka kapluar shumicën e partive politike, kudo.

Nga ferri i popullit që po i tmerron nga do marrin ndëshkimin e do gjejnë folenë që u takon.

Në kërkim të asaj që asnjëherë nuk e patën e kurrë s’mund të bëhen, në kohë pandemie, disa të PANJERËZISHËM flasin për NJERËZOREN (njerëzillëkun), mashtruesit për Moralin, kriminelët për Drejtësinë, oligarkët për Varfërinë.

Paska belbëzuar edhe një oligark lokal i LDK-së i mbështjellur nga mjerimi intelektual i krahinarizmave dhe shefi t’grupit mesele-xhish t’LDK-istave.

Po nuk foli i panjerëzishmi nuk dallohet i NJERËZISHMI, do t’thoshte S. Frashëri në versionin e sotëm, ndërsa NE nga brendia e Vetëvendosje! e zemra e popullit i themi:

 Jo vetëm në HYRJE të LVV por edhe në çdo shtëpi, në çdo sofër e çdo oxhak të qytetarëve të republikës sonë, NJERËZOREN këto ditë e kanë kuptuar të varfërit, familjet me asistencë sociale, pensionistët, personeli shëndetësor, policët, zjarrëfikësit, punëtorët në sektorin privat e publik, ndërmarrjet e vogla e të mesme.

Ngado e gjithkund, përveq juve që po u rrëshqet dheu e u ka skaduar afati.

Populli e ka kuptuar, do ta kuptoni edhe ju, që SHTETI ka shtrirë dorën aty ku shtetin 20 vjet s’kishin parë, ka ndjell gëzimin aty ku Lirinë e Kosovës ende s’kishin gëzuar, ka mbjell shpresën aty ku shpresën asnjëherë s’kishin humbur.

 Ju që përkuleni me kënaqësi, nuk u dhemb shpina! Vazhdoni të kërruseni e me shkop të mbaheni.

……………..

(Autori është nënkryetar i parë i LVV – Gjilan)