Janë binjakë, por nuk janë të lindur në të njëjtin vit
Kanë vetëm 15 minuta diferencë nga njëri-tjetri, por kanë lindur në ditë, muaj, madje në vite të ndryshme.
Kjo është historia e Alfredo Antonio Trujillo dhe Aylin Yolanda Trujillo, të cilët erdhën në jetë gjatë ndërrimit të viteve. Vëllai lindi në orën 23:46 minuta, më 31 dhjetor 2021, ndërsa motra e tij erdhi në jetë në orën 00:01 të 1 janarit 2022 në një spital në Kaliforni.
“Për mua është çmenduri që ata janë binjakë dhe e kanë ditëlindjen në vite të ndryshme”, tha Fatima Madrigal, nëna fatlume që i solli ata në jetë.
“Ky është një nga momentet më të paharrueshme të karrierës sime. Ishte një kënaqësi e vërtetë t’i ndihmoja këta binjakë të vinin në jetë shëndoshë e mirë në vitin 2021 dhe vitin 2022. Çfarë mënyre fantastike për të nisur vitin e ri”, u shpreh mjekja Ana Abril Arias.

