Janjeva bëhet ‘vend lufte’ për Counter-Strike
Kosovari Fitim Sopjani ka realizuar një video animacion nga Janjeva e Lipjanit, në një rrugicë e cila ngjanë me cs_italy në Counter-Strike.
Counter Strike ishte dhe vazhdon të mbetet njëra nga video lojërat më të luajtura nga të rinjtë në internet.
Në rrjetet sociale është komentuar se një pjesë e fshatit Janjevë ka ngjashmëri me vendin e lojës Counter Strike në Itali.
Vendet janë thuajse të ngjashme, ku të dy kanë dy rrugica të ngushta dhe në fund të tyre shihet edhe kisha.
Krijuesi i videove, Fitim Sopjani, ka realizuar një animacion në Janjevë, ku shihen pamje të “luftës” si në Counter Strike.
“Counter Strike në jetën reale. Mapi cs_italy”, ka shkruar ai në Facebook.
Më poshtë video e krijuar.

