Japonezi që përfaqëson Kosovën në xhudo mund serbin
Xhudisti me prejardhje japoneze, Shigeki Nakamura, që përfaqësoi Kosovën në Kupën Evropiane në xhudo në Dubrovnik të Kroacisë, ka fituar medaljen e artë.
Ai ka mposhtur serbin Rajiçiq me “ippon” në kategorinë e 73 kilogramëve. Deri sa arriti në finale, ai fitoi edhe tri luftëra të tjera, njofton Klan Kosova.

