Jasharaj: Mos qëndroni në Amerikë, flisni të vërtetën
Numër i madh punëtorësh të sektorëve të ndryshëm publik, në mënyrë të qetë, janë duke protestuar para Qeverisë së Kosovës. Ata kërkojnë rritje pagash në vlerën 100 euro dhe pjesëmarrje aktive në hartimin e Ligjit për Paga.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në fjalën e tij, duke iu drejtuar protestuesve tha se është turp që krerët e shtetit, po shkojnë në SHBA e vende të tjera dhe nuk po merren me punëtorët e Kosovës.
“Qeveria sot po e sheh që nuk po flet Atdhe Hykolli, as Rrahman Jashari, as Sali Gashi, por po flet punëtoria e Kosovës”, tha në fjalën e tij, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Duke iu drejtuar Qeverisë, ai tha se këta janë njerëzit e saj, dhe i kanë sytë drejt saj.
“Është turp të qëndroni nën hije, të qëndroni në Amerikë e gjetkë e të mos dilni këtu e ta thoni të vërtetën para këtyre njerëzve”.
Ai paralajmëroi veprime të radhës sindikaliste nëse kërkesat e sindikatave nuk përmbushen kurse shtoi e po kërkojnë ligj të pagave që punohet edhe me përfshirjen e përfaqësuesve të sindikatave të punëtorëve.
“Ne e duam ligjin e pagave por jo ligj që na punon dikush por ligj që e punojmë edhe ne”.
Sipas tij, zgjidhje e vetme do të jetë greva ose bisedimi në Qeveri.

