Jashari:Ishalla s’vjen puna sa me pasë nevojë me ardhë unë në Prishtinë
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari sonte në Debat Plus ka thënë se synon edhe mandat tjetër në këtë komunë, transmeton Periskopi.
Ai thotë se nuk ka ambicie për më shumë, dhe shpreson që nuk do të vije puna sa të kandidohet për president.
‘’Nuk jam pishman që kam hy, se me të vërtetë kish pasë nevojë në politikë
Do të mundohem me qenë ai Bekimi. Me qenë për gjithë njësoj. Me qenë nënë për të gjithë, jo për dikë nënë e për dikë njerkë. Me kriju një mirëqenie më të mirë.
‘’Ambicie nu kam për më shumë. Por nevoja është që edhe pas dy viteve tjera me vazhdu edhe një mandat aty ku jam sot. Prap si i pavarur. Ishalla s’vjen puna me qenë situata që unë me pasë nevojë me ardhë në Prishtinë sepse është e dhimbshme për vendin tonë”
‘’Janë shumë familje të dëshmorëve që janë dëshpëruar me zhvillimet e udhëheqjen. Është me kajtë kur ti e sheh. E dhimbshme që nuk kena dashtë me e bo, jo pse s’kemi mujtë . Inatet politike mes vete. Kemi qaq inati mes veti”./MediaFokus/

