Javë më e nxehtë, por herë-herë me rrebeshe shiu e bubullima
Mot më i nxehtë do të mbajë këtë javë në Kosovë.
Sipas Prishtina Weather, në disa ditë pritet të ketë rrebeshe me bubullima.
Parashikimi i Prishtina Weather:
20.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
21.06 – Kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten zhvillime të rrebesheve afatshkurta me bubullima.
22.06 – Nxehtë e pjesërisht vranët. Pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
23.06 – Pjesërisht vranët, me zhvillime të rrebesheve me bubullima.
24.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
Temperaturat në rritje. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 17C, e maksimalet nga 27C deri në 30C, e lokalisht edhe 32 gradë.

