‘Jeimat e Ballkanit’ i bëjnë me shtëpi dy familje në Preshevë
Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ që drejtohet nga humanisti Halil Kastrati, ka ndërtuar katër shtëpi për nevojtarë edhe në Luginë, dy prej tyre në komunën e Preshevës, të cilat janë dorëzuar sot te familjet përfituese.
‘Sot pata nderin dhe kënaqësinë të jem mysafire e Halil Kastratit dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ka thënë kryetarja e kësaj Komune, Ardita Sinani.
Me rastin e 12-vjetorit të Shoqatës, Halil Kastrati ka bërë ndarjen e 149 çelësave të shtëpive për nevojtarët e skamnorët anembanë trojeve, ku jetojnë shqiptarë.
Për Luginën e Preshevës sot u dhuruan 4 shtëpi, prej të cilave 2 për komunën e Preshevës, për një familje në Rahovicë dhe një në Corroticë.
Sinani, në emër të qytetarëve të Preshevës e ka falenderuar Shoqatën për këtë dihmë.
‘Të bësh me streh një familje në nevojë, është emocion i jashtëzakonshëm, të cilin sot e përjetova gjatë ndarjes së shtëpive për 149 familje’, ka thënë Sinani./Mediafokus.info

