Jep dorëheqje drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) e ka konfirmuar për KALLXO.com se Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë.

Sipas ShSKUK-së, dorëheqja e Bislimit është dhënë, për shkaqe personale.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi”, ka thënë për KALLXO.com zyrtari për Informim i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Sipas Fazliut së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë.