Jep dorëheqje kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani

Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë sot.

Burime të Insajderit brenda kabinetit të presidentes Osmani kanë thënë se ai sot është përshëndetur me stafin e tij.

Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së Ramadanit.

Burim Ramadani ishte emëruar në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së më 25 nëntor 2019.