Jerliu: Tregu i Gjelbër nuk do të hapet nesër!
Drejtuesit e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” i njoftojnë qytetarët, fermerët, tregtarët të cilët zhvillojnë veprimtarinë e tyre në hapësirat e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” Sh.A. Gjilan, se “Tregu i Gjelbër” nuk do të fillojë së punuari nga data: 18.05.2020, sipas masave të reja të vendosura nga qeveria e Kosovës.
Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Tregu”, Avdyl Jerliu ka thënë se “Tregu i Gjelbër” në Gjilan nuk do të hapet me datë:18.05.2020, për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar në hapësirat e tregut të gjelbër për ndërtimin e tregut të ri, njëkohësisht edhe për shkakun e pandemisë COVID-19.
“Ju lutemi të gjithë fermerëve të komunës së Gjilanit që kanë produkte sezonale të gatshme për shitje në këtë sezonë, të kontaktojnë me menaxhmentet e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” Sh.A. Gjilan ose me atë të Drejtorisë së Bujqësisë në komunën e Gjilanit dhe menjëherë do të ju dalim në ndihmë dhe do të sigurojmë vende për shitjen e produkteve të tuaja”, ka thënë Jerliu.
Jerliu ka kërkua që të gjithë tregtarët që kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre tregtare deri më tani brenda hapësirave të tregut, luten që sa më parë ti largojnë gjërat e tyre nga këto hapësira, për t’i dhënë mundësi operatorit që sa më parë t’i përfundon punimet dhe tregtarët të kthehen e të vendosen në hapësirat e reja të tregut të ri. /mediafokus.info

