Jeta dhe vdekja mbahen dorë për dore
Imazhet e një babai që mban dorën e vajzës së tij të vdekur, të shtypur nën rrënoja, kanë dalë nga qyteti turk i Kahramanmaras.
Fotografi i AFP-së Adem Altan kapi një seri fotografish të marten në qytetin e Kahramanmaras, që tregojnë Mesut Hancer të ulur mes një ndërtese të shkatërruar, ndërsa shtrëngon dorën e vajzës së tij 15-vjeçe Irmak, e cila humbi jetën nga tërmeti.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të rrafshuara, mes kushteve të rënda të motit që pritet të përkeqësohet ditëve në vijim.
