Jeta triumfon mbi vdekjen, një person nxirret nga gërmadhat pas 278 orësh

Ndonëse po mbushen dy javë nga tërmeti shkatërrues, ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë të bëjnë mrekulli poshtë rrënojave të ndërtesave dhe pallateve të shembura në Turqi.

Sipas mediave vendase, një burrë u nxor i gjallë pasi ishte bllokuar poshtë gërmadhave për më shumë se 278 orë.

Ai u dërgua menjëherë në spital për trajtim të specializuar.

Turqia dhe Siria, me 6 shkurt u goditën nga tërmeti shkatërrues, si pasojë e të cilit 46 mijë persona humbën jetën.