Jetoi gati një shekull, por kurrë nuk pa grua me sy

Një murg ortodoks në Greqi kishte jetuar plot 82 vjet, por pa parë kurrë ndonjë grua me sy. Gjatë jetës së tij, ai nuk kishte parë as vetura apo aeroplan.

Mali i Atosit, ku ai kishte shërbyer si murg, kishte politika të rrepta të moslejimit të grave madje as në eksplorimin e ambienteve afër manastirit.

“Pa e parë kurrë as edhe një grua me sy, Mihailo Toloto ka vdekur në manastirin e Mt. Athosit në Greqi”, shkruan në artikullin që daton nga viti 1938.

Toloto besohej të kishte lindur diku rreth vitit 1856 dhe nëna e tij kishte vdekur kur ai kishte lindur.

“Ai ishte rritur në manastirin ku kurrë nuk ishte futur asnjë grua”, raportonte gazeta Athens, më shumë se 8 dekada më parë, transmeton Klankosova.tv

“Ai u bë murg dhe murgjit në manastir ia bënë një ceremoni të veçantë varrimi sepse besonin se ai ishte burri i vetëm në botë që nuk kishte parë kurrë një grua”, shkruante gazeta.