Jo një e dy, por dhjetëra njerëz të afërt të tij janë infektuar me Covid-19
Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se dhjetëra njerëz në rrethin tij janë infektuar me Covid-19, duke e detyruar atë të izolohet që nga fillimi i javës.
“Në shoqërinë time (…) nuk është një, jo dy, por disa dhjetëra njerëz që janë sëmurë me koronavirus”, tha ai, gjatë një takimi me videokonferencë të Organizatës së Traktatit të Sigurisë kolektive.

