Joe Binden: Ta përfundojmë njëherë e përgjithmonë

Joe Binden përmes një postimi bënë thirrje që të përfundojmë me pandeminë duke u vaksinuar.

Ja postimi i tij i plotë:

«Ne kemi mjetet për ta lënë këtë pandemi pas nesh, por të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë. Nëse nuk e keni bërë tashmë, ju lutemi vaksinoheni. Dhe nëse jeni vaksinuar, kontaktoni familjen dhe miqtë që nuk e kanë bërë.

Le ta përfundojmë këtë një herë e përgjithmonë»

Përndryshe, Uashingtoni do të rihapë kufijtë për udhëtarët e huaj të vaksinuar

Shtetet e Bashkuara do të lejojnë që nga “fillimi i nëntorit” të gjithë udhëtarët nga jashtë shtetit me kusht që të jenë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19, tha të hënën Shtëpia e Bardhë.

Udhëtarët nga jashtë gjithashtu do të duhet të testohen dhe të vënë një maskë, ndërsa një sistem i gjurmimit të kontaktit do të vendoset, tha koordinatori i pandemisë në Shtëpinë e Bardhë Jeff Zients…

Uashingtoni po heq kufizimet që ishin vënë për udhëtarët nga Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar e Kina që nga marsi i vitit 2020, dhe më vonë të njejtat zbatoheshin për Indinë dhe Brazilin.