Jona Arifi nominohet për kryetare të Kamenicës, Begzad Sinani nuk e merr besimin e Kryesisë

PDK nuk ka befasuar me kandidatët e saj për kryetarë komunash vetëm në Drenas, po edhe në Kamenicë.

Në Kamenicë, garën e ka fituar Jona Arifi kundrejt ish-kryetarit të mëhershëm, Begzad Sinani, i njohur këtu si Begi.

Kryesia e PDK-së, më shumicë të votave ka nominuar Jona Arifin si kandidate për kryetare të Kamenicës në zgjedhjet e tetorit./Mediafokus