Jonuz Jonuzi e bëri karaten një pasion të madh në Gjilan

Ky person ishte Jonuz Jonuzi, një 18-vjeçar i përkushtuar dhe i vendosur për të ndërtuar një kulturë sportive të re në Gjilan.

Jonuzi filloi rrugëtimin e tij në botën e karates pasi hapat e parë i kishte marre nga karateisti me famë botërore, Emin Topic, sa ishte student në Fakultetin Juridik në Kroaci. Jonuzi u rikthye në Gjilan me një vizion të qartë për të përhapur sportin e karates në qytetin e tij – si trajner e karateist.

Duke filluar me një grup të vogël entuziastësh, ai bëri kërkesa dhe përpjekje të vazhdueshme për të siguruar mbështetjen e nevojshme për zhvillimin e sportit të karates në Gjilan, ku për një kohë të shkurt u mblodhen rreth 70 karateist.

Me kalimin e viteve, karateja në Gjilan u rrit dhe u përhap, duke marrë një numër të madh të praktikuesve dhe duke arritur suksese të shumta në arenën vendase dhe ndërkombëtare.

Kontributi dhe guximi i Jonuz Jonuzit në fillimin dhe zhvillimin e sportit të karates në Gjilan mbeten një histori frymëzuese për të gjithë ata që ndjekin pasionin e tyre dhe punojnë për të arritur qëllimet e tyre në botën e sportit.

Jonuz Jonuzi, tregon për “lulëzimin” e sportit të Karatesë në Gjilan.

“Ishte viti 1971 dhe pas shumë kërkesave në Komunë, arrita të grumbulloj mbi 70 karateistë, ku së bashku nuk u ndalëm në asnjë moment për të filluar një rrugëtim në sportin e Karatesë. Në këtë grumbullim kishte shumë të rinj nga të gjitha nacionalitetet. Ishte një kohë e vështirë, por synimi dhe besimi në sportin e karates nuk na lejoi të dorëzoheshim.”

Hapat e parë të karatesë, Jonuzi i mori tek karateisti me famë botërore, Emin Topic, dhe me shume nostalgji tregon për fillimet e tij në këtë sport.

“Si student isha i dashuruar në sportin e karates, isha i fuqishëm dhe kisha synime që karriera ime të zhvillohej në sportin e karates. Ato ishin vite kur karatea po shpërthente nëpër Evropë. Personalisht ndihem shumë krenar që rrugëtimi im dha shpresa për shumë karateistë për gjeneratat e ardhshme.”

Jonuz Jonuzi rrjedh nga një familje patriotike nga fshati Ballanc, i cili gjatë viteve të 90-ta dha kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare.

Jonuz Jonuzi, sot në moshën 71-vjeçare, vazhdon të ruajë me shumë nostalgji “kimonet” dhe shiritat e karates, si dhe shumë kupa dhe mirenjohje të cilat i kishte marrë gjatë karrierës së tij të shkëlqyer në botën e karates në Gjilan. /Kryelajmi.com/