Antony Joshua mbetet mbreti i boksit
Antony Joshua mbetet mbreti i boksit. Ai ka triumfuar ndaj Andy Ruiz, në rimeçin e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite.
Gjatë këtij meçi asnjëri nga bokserët nuk u rrëzua, por në fund britaniku fitoi me pikë, pasi u zhvilluan 12 raunde.
Me këtë fitore, Joshua ka rikthyer titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO, IBF dhe IBO./MediaFokus/

