Joshua triumfon ndaj Ngannous me nokaut në raundin e dytë

Ish-kampioni i peshave të rënda, Anthony Joshua, ka mposhtur Francis Ngannou të premten në Riad të Arabisë Saudite, duke fituar me nokaut në raundin e dytë.

Joshua (28-3, 25 nokaut) bëri një punë të shpejtë, duke e përfunduar luftën me një goditje që gjunjëzooi kamerunasin.

Ngannou po luftonte në ndeshjen e tij të dytë të boksit profesionist pasi mori kurorën e peshave të rënda të UFC në 2021.

“Është kjo që është,” tha Joshua në transmetimin e DAZN pas ndeshjes.

“Ai është një frymëzim. Ai është një kampion i madh dhe ky rezultat nuk i heq asgjë nga aftësitë e tij”, u shpreh ai.