Ka munguar qe një kohë të gjatë, Armend Rexhepagiqi i rikthehet publikut prishtinas
Sonte do të fillojë festivali “Prishtina Gastronomy”, që gërsheton kulturën e gastronominë në një vend.
Ky festival do të zgjasë deri më 27 korrik, ku sheshi “Adem Jashari” do të mbledhë edhe disa prej emrave më eminentë të muzikës shqiptare, raporton zeri.info.
Por nata e parë do të fillojë me këngëtarin e mirënjohur të shumë hiteve e teksteve, Armend Rexhepagiqi.
Ditëve të ardhshme do të performojnë artistë e grupe muzikore si: Sinan Vllasalihu, Marsela Çibukaj, Jericho, Fisnikët, Eneda Tarifa, Nezafete Shala dhe shumë të tjerë.

