Ka ndërruar jetë afaristi dhe veprimtari Mustafë Shala
Ka ndërruar jetë në Gjilan, në moshën 70-vjeçare, atdhetari dhe afaristi i njohur, Mustafë Shala.
Mustafë Shala ishte pasardhës i denjë i familjes atdhetare të Smajl Poneshit nga Gjilani.
Mustafë Shala njihej e respektohej në Gjilan si veprimtar i përgjegjshëm dhe një ndërmarrës i suksesshëm.
Ka dhënë kontribut të çmuar në mbrojtjen dhe avancimin e interesave të vendit, para luftës, përgjatë dhe pas luftës.
Ka qenë aktivist e bashkëfinancues i çdo nisme për fuqizimin e çështjeve dhe aspiratave të vendit, sidomos, në financimin e luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mustafë Shala ishte pronar i hotelit Kristal dhe pronar i ujit Dea.
Falë cilësisë, uji Dea ka arritur të depërtojë në tryezat dhe tregjet e njohura botërore, si një prodhim me standarde të larta ndërkombëtare. /Mediafokus

