Ka ndërruar jetë arsimtari Abedin Maliqi
Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare arsimtari Abedin Maliqi nga Busavata e Kamenicës.
Ai tërë jetën ia kushtoi shkollës, si arsimtar dhe drejtor i palodhshëm.
Kushëriri i tij Mitat Maliqi, ka shkruar:
Lamtumirë kusheri Abedin Maliqi.
Ngushëllime, familjes, miqve, shokëve, nxënësve, prindërve e gjithë atyre që e njohën prof. Abedin Maliqin, për punën e veprimtarinë e tij madhore.
Faleminderit për qëndrimin tuaj stoik, në mbrojtjen e shkollave shqipe në Komunën e Dardanës. Ti mbete, i palëkundur dhe i pathyeshëm, në qëndrimet tuaja të drejta.
Lavdi e përjetshme punës dhe veprës së drejtorit, pedagogut dhe veprimtarit të shquar të qështjes kombëtare!
Kurse Ibrahim Maliqi ka bërë këtë dedikim:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Heroit të Rezistencës, njeriut që bëri gjithçka për Busavatën, për shkollën më moderne në rajon.
Krenar që isha nxënësi yt, e trishtë kur për herën e parë të pranova si pacient, edhe më i trishtë lajmi për ikjen tënde.
I përjetshëm kujtimi për ty, kujdestari im, Abedin Maliqi.

