Ka ndërruar jetë Bilall Dauti, zyrtar komunal në Gjilan

Ka ndërruar jetë Bilall Dauti, zyrtar komunal në Gjilan, i cili prej disa javësh ndodhej në mjekim nga një sëmundje e rëndë.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët.

Familiarë, miq dhe dashamirë, me dhemje dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë babai im Bilall Nebi Dauti.

Për varrimin e të ndjerit ju njoftojmë me kohë!

Bilall Dauti ka punuar në Inspekcion komunal që nga vitet e para të pasluftës e këndej.