Ka ndërruar jetë biznesmeni Shukri Sylejmani
Ka ndërruar jetë në Gjilan, Shukri Sylejmani, biznesmen, ish-president i klubit të futbollit ‘Gjilani’ dhe donator i madh i sportit.
Për këto kontribute, atij i ishte ndarë çmimi ‘Nderi i Qytetit’ në Gjilan.
‘Njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët, se ka ndërruar jetë axha ynë, më i dashuri jonë Shukri SYLEJMANI.
Varrimi i të ndjerit bëhet pas namazit të drekës në varrezat e qytetit në Gjilan (13:00).
Ju apelojmë të gjithë atyre që marrin rrugë në ceremoni të jenë të jenë të pajisur me masa mbrojtëse dhe të kenë kujdes për shkak të pandemisë.
Qoftë në mëshirën e Zotit, Allahu e bëft nga banoret e xhenetit.
Me rrespekt, familja SYLEJMANI!’

