Ka ndërruar jetë Drita Bajrami Kajtazi, zyrtare në Komunën e Gjilanit

Ka ndërruar jetë papritmas mbrëmë në Gjilan, në moshën 52-vjeçare, Drita Bajrami Kajtazi, zyrtare komunale e Shërbimeve Publike.

Drita ishte nje kolege shembullore dhe zyrtare e përkushtuar.

Ajo ishte adhuruese e madhe e alpinizmit, e cila së bashku me bashkëshortin Agimin dhe grupin kanë realizuar ecje të gjata nëpër bjeshkët dhe majat e Kosovës. /Mediafokus