Ka ndërruar jetë gazetarja dhe aktorja Teuta Tmava

Sot në orët e hershme të mëngjesit, papritmas ka ndërruar jetë Teuta Tmava Gashi, gazetare dhe aktore e njohur.

‘Nëse e keni dashur gazetarinë dhe letërsinë, Teuta ka qenë njeriu me të cilën është dashur të bisedoni.

Pamja engjullore, shpirti i saj i çiltër, zemra e madhe dhe e butë dhe sjelljet e saja të pashoqe kanë lënë përshtypje të papërshkrueshme të çdo njeri. Teuta ka qenë mbretëreshë në të gjitha aspektet’ ka shkruar njëri nga kolegët, Daut Dauti.