Ka ndërruar jetë infermierja e Burgut në Gjilan, Bedrana Hyseni
Ka ndërruar jetë infermierja nga Gjilani, Bedrana Hyseni. Njoftimin e ka dhënë Oda e Infermierëve të Kosovës.
Ajo ishte infermiere në Njesinë Shëndetesore të Burgut në Gjilan, ku dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve.
“Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e hershme të infermieres Bedrana Hyseni nga Gjilani.
E ndjera ishte Infermiere në Njesinë Shëndetesore të Burgut në Gjilan, ku dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve.
OIK shpreh ngushllimet më te sinqerta familjarëve dhe kolegëve të të ndjerës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Nexhmije Gori, kryetare e OIK.
