Ka ndërruar jetë infermierja e Spitalit të Gjilanit, Safete Musliu Fetinci

Ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare infermierja e Spitalit të Gjilanit, Safete Musliu Fetinci.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët e saj.

Dhembje për humbjen e koleges ka shprehur edhe kolektivi i Spitalit.

Njoftimi mortor

Me dhembje e pikëllim të thellë i njoftojm stafin shëndetësor për vdekjen e papritur të infermieres Safete Fetinci.

Lajmin për vdekjen e infermieres e kanë bërë të ditur familjarët e saj.

Ne punëtorët e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan humbëm kolegen e nderuar, punëtoren e dalluar në SPGJ dhe shumë të dashur në repartin e Urologjisë.

Safetja për shumë vitë deri në ndarjen e saj nga jeta ka qenë me detyrë kryeinfermiere në repartin e Urologjisë.

Me këtë rast menagjmenti i Spitalit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë stafit në veçanti kolegëve të repartit të Urologjisë si dhe familjes dhe të afërmve të koleges sonë Safete Fetinci!

Ngushëllime familjes, kolëgëve.

Shpirti i saj u prehtë në paqe!