Ka ndërruar jetë Mejdi Shaqiri, librari i fshatit Pogragjë
Ka ndërruar jetë librari në pension, Mejdi Shaqiri nga Pogragja. Ai kishte punuar në bibliotekën e fshtit për shumë vite, deri në pensionim, raporton gazeta online Mediafokus.info
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot na paska ikur përgjithmonë në amshim Mejdi Shaqiri, ish-kolegu ynë në pension, librar shumëvjeçar i Bibliotekës së fshatit Pogragjë. Në emër të kolektivit ngushëllojmë familjen Shaqiri, miqtë dhe kolegët”, thuhet në njoftimin e Bibliotekës së qytetit në Gjilan./Mediafokus.nfo

