Ka ndërruar jetë mësuesi Fetah Hajrullahu nga Përlepnica e Gjilanit
Në Përlepnicë të Gjilanit, në moshën 69-vjeçare ka ndërruar jetë mësuesi Fetah Hajrullahu.
Lajmi është bërë me dije nga familjarët dhe miqtë e tij.
Mësuesi Fetah la gjurmë të mëdha në edukimin e shumë gjeneratave, përfshirë edhe kohët më të vështira. Jo rastësisht, ai thirrej Mësues.
Kujtimi për mësuesin Fetah do të jetë i përjetshëm, kanë shkruar ata./Mediafokus.info