Ka ndërruar jetë mësuesi Ismet Zylfiu
Ka ndërruar jetë në Gjilan mësuesi Ismet Zylfiu. Njoftimin e kanë dhënë familjarët dhe fqinjët e tij.
‘Në emër të lagjes “Kodra e Dëshmorëve” ju njoftoj se ka ndërruar jetë, fqinji ynë, aktivisti i dalluar i tri dekadave të fundit, mësimdhënësi i shumë gjeneratave në SHFMU “Abaz Ajeti” miku im Ismet Zylfiu.
Ai ishte një bashkëshort i mirë, një baba i përkushtur, një mësimdhënës i dalluar, një aktivist i besueshëm dhe i zoti, andaj si të tillë do të mbajmë në mend të gjithë kolegët që patëm fatin të bashkëpunojmë me Ismetin.
Prehu në paqe miku Ismet Zylfiu. Ngushëllime familjes Zylfiu’, ka shkruar Avdyl Jerliu, fqinjë i tij. /Mediafokus.info

