Ka ndërruar jetë mësuesi në pension Ilaz Kamberi nga Përplenica e Gjilnait

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare mësuesi në pension Ilaz Kamberi nga Përlepnica e Gjilanit.

Ilaz Kamberi (6.7.1943) shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, në normalen e Gjlanit, në vitin shkollor 1966.

Akademinë Pedagogjike e kreu në vitin 1979.

Punën si mësimdhënës e ka filluar në Përlepnicë, duke punuar në paralelet e ndara në Makresh dhe në Kmetoc.

Në shkollën amë në Përlepnicë, filloi më 15.9.1971, ndërsa e perfundoi më 7.7.2008, kur edhe u pensionua.

Mësuesi Ilaz përveç edukimit të shumë brezave, ka qenë edhe veprimtar i dalluar.

Faqja Perlepnica njofton se varrimi i tij bëhet sot, më 08/12/2025 me drekë, ora 12:00 në varrezat e Përlepnices.