Ka ndërruar jetë në Gjilan Basri Zejnullahu, ish-zyrtar arsimor
Ka ndërruar jetë në Gjilan, në moshën 66-vjeçe, Basri Zejnullahu, ish-sekretar i Gjimnazit në Gjilan dhe ish- shef i Inspektoriatit për Punë në Rajonin e Gjilanit.
Njoftimin e kanë dhënë familjarët.
“Ju njoftojmë se sot me datë 12.08.2024 pas një sëmundje të shkurtër në moshën 66 vjeqare ka ndërruar jetë babai, bashkëshorti dhe familjari jonë: BASRI (Jetullah) ZEJNULLAHU.
Varrimi i të ndjerit bëhet në datën 13.08.2024 me namaz të Ikindisë në varrezat e qytetit të Gjilanit”.

