Ka ndërruar jetë në Gjilan, Haki Ramadani, ish-operator teknik i Radio-Gjilanit

Ka ndërruar jetë sot në Gjilan, në moshën 74-vjeçare, Haki Ramadani, ish-operator teknik i Radio-Gjilanit që nga vitet e para të themelimit të radio-stacionit të parë rajonal në Kosovë, që kishte një frekuencë e cila arrinte madje deri në Turqi.

Hakiu ishte pjesë e katërshes së pandarë të ish-Radio-Gjilanit, e cila takohej për çdo ditë për kafe, për udhëtime nëpër Kosovë e Shqipëri.

“Nga sot jemi më pak e takimet tona do të jenë më të zbehta, pa Hakiun që ishte iniciator për shumë udhëtime. Hakiu ishte plot humor, i afërt, i dashur dhe i gatshëm për çdo ndihmë” – ka shkruar kolegu i tij, Nexhmedin Ymeri, në një dedikim të përbashkët me kolegët tjerë, Xhevat Piraj e  Islam Osmani./Mediafokus