Ka ndërruar jetë në Gjilan, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Isuf Konjufca

Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Isuf Konjufca.

Isuf Konjufca ishte ndër 72 deputetët e Kuvendit të vitit 1990 që shpallën Deklaratën e 2 Korrikut dhe Kushtetutën e Kaçanikut – dy akte këto që konsiderohen gurthemeli i shtetit të ardhshëm të Kosovës, që kulmuan me rezistencën paqësore dhe luftën e armatosur të UÇK-së.

Ai ishte pjesë e brezit që i dha jetë ëndrrës së Kosovës së lirë e shtet-ndërtim. /Mediafokus