Ka ndërruar jetë në Gjilan, ish-politikani dhe intelektuali Ramadan Myrtaj
Ka ndërruar sot jetë në Gjilan, intelektuali dhe ish-politikani i viteve të `80-ta, Ramadan Myrtaj.
Dani, siç njihej në Gjilan, do të mbahet mend për maturinë dhe urtësinë e mendimit.
Ai ishte i thellë në rezon dhe gjykim për ngjarjet e kohës në të cilën jetoi dhe zhvillimet e mëvonshme politike.
Ramadan Myrtaj, një pjesë të jetës së tij e kaloi në një periudhë të cilës ai nuk i përkiste si botëkuptim.
Familjarët kanë njoftuar se Ramadan Myrtaj do të varroset sot në Gjilan, me kohën e drekës, në orën 13:00./Mediafokus.info

