Ka ndërruar jetë në Gjilan mësuesi Ibrahim Rexhepi
Ka ndërruar jetë Ibrahim Rexhepi, arsimtar në pension i gjuhës shqipe nga Përlepnica e Gjilanit.
Karrierën prej mësimdhënësi Ibrahimi e nisi në fshatrat e thella të malësisë së Karadakut duke udhëtuar në këmbë, vetëm e vetëm që nxënësit të mos mbesin pa mësim e pa dije.
Ibrahimi ishte një pedagog i cili vlerësohej dhe çmohej shumë nga nxënësit, nga prindërit dhe kolegët për punën, angazhimin.
Deri në pension punoi në shkollën “Selami Hallaqi” të qytetit.
Ibrahimi e ka përmbyllur me fisnikëri misionin e mësuesit.
Varrimi bëhet sot më 15.12.2022 me namazin e Ikindisë në varrezat e qytetit në Gjilan.

