Ka ndërruar jetë në Gjilan, Shaban Destani, profesor i Kimisë

Ka ndërruar jetë në Gjilan, në moshën 56-vjeçare, profesori i Kimisë, Shaban Destani. Njoftimi është dhënë nga familjarët, të cilët kanë njoftuar edhe për kohën e varrimit.

Ndërkaq, një dedikim për të ka bërë kolektivi i shkollës “Nazim Hikmet” në Dobërçan, ku Shabani punoi deri në vdekje.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta në moshën 56 vjeçare të kolegut dhe mësimdhënësit tonë të dashur, prof. Shaban Destani, mësimdhënës i lëndës së kimisë, i cili ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, më 06.12.2024, pas një sëmundje të shkurtër.

Arsimtari Shaban Destani do të mbahet mend si një njeri i përkushtuar në punën e tij me nxënës, i cili për vite të tëra dha kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njihnin dhe të punonin me te.

Varrimi do të bëhet sot (e premte) më datë 06.12.2024, me namazin e ikindisë, në ora 13:54, në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit, afër xhamisë së vogël të qytetit.

Pusho në paqe, i dashur koleg. Trashëgimia juaj do të jetojë gjithmonë përmes nxënësve, kolegëve dhe punës tuaj shembullore”.